Tifozët e Espanyolit kanë filluar ta sulmojnë ish-portierin e tyre, Joan Garcian.
Shumë grafite fyese e akuzuese janë shfaqur nëpër mure dhe tabela trafiku në qytetin e tij të lindjes, Sallent, Barcelona, ku ai po qëndron aktualisht.
"Joan Garcia TRADHTAR", thotë njëi prej grafiteve për gardianin i cili i la për Barcelonën.
Dihet që gjiganti katalunas dhe Espanyoli janë rivalë të zjarrtë lokalë, dhe kalimi i tij tek ta nuk iu shkon fare për shtati Bardh e Kaltërve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.