Gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit nënës së tenorit të famshëm Ramë Lahaj.
Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e fshatit Lubozhdë të komunës së Istogut, njofton Klankosova.tv
Edhe vetë tenori Lamaj ka njoftuar sot për ceremoninë e varrimit.
Lajmin për vdekjen e nënës së tij ai e kishte marrë dy orë para koncertit të tij që do mbahej në sheshin Skënderbeu në Prishtinë i cili quhej "Rame and Friends".
Lahaj edhe pasi marrjes së lajmit të hidhur performoi në Prishtinë, por vetëm 1/3 e performancës së planifikuar.
Fotografitë janë marrë nga Istogu Channel.

●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.