12.01.2017 · përditësuar para 3470 dite1 min lexim
Arkivoli i është vendosur në qendrën e kulturës kosovare.
E është puna prej shkrimtari e gazetari që e bëri Ramiz Kelmendi, arsyeja pse shumë njerëz bënë homazhe përreth trupit të tij të vdekur, njofton Klan Kosova.
Pikërisht në Teatrin Kombëtar, shumë njerëz, në mesin e të cilëve ka edhe drejtues shteti, po e kujtojnë 86 vjeçarin, si njeri shumë të dobishëm të shoqërisë, nëpër dekada.
Këto janë edhe epitetet që i atribuohen nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në Akademinë e mbajtur për të.
Megjithatë për intelektualin e angazhuar që I dha bazën gazetarisë në Kosovë nuk duhet ndjerë vetëm dhimbje.
E përveç kontributit të madh që I ndjeri Kelmendi dha për gazetarinë dhe letrat shqipe dikush gjatë mbledhjes komemorative e kujtoi edhe si një humanist e shpirt njeriu që shërbeu popullin e tij deri në frymën e fundit.
Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.