Lajmet e fundit

“Me të arritur në vendngjarje, i dyshuari ka refuzuar t'u bindet urdhrave policorë, duke mbajtur një thikë në dorë, ka sulmuar zyrtarët policorë me gurë dhe mjete të forta, si dhe është vërsulur ndaj tyre me thikë. Gjatë ndërhyrjes, nëna e tij ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. "Në një moment, i dyshuari ka marrë një shishe me benzinë dhe ia ka hedhur vetes mbi trup, duke vazhduar t'i kërcënojë policët me thikë dhe duke mos lejuar afrimin e tyre. Gjatë përpjekjeve për vënien e tij nën kontroll, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës”, thuhet në komunikatë.Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari me inicialet P.GJ (16 vjeç) është vënë nën kontroll dhe është arrestuar së bashku me nënën e tij D.GJ (47 vjeçe). Gjithashtu, Policia thotë se është sekuestruar edhe thika, e cila dyshohet se është përdorur në sulmin ndaj qytetarëve.
“Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në komunikatë./Klankosova.tvhttps://klankosova.tv/sulmoi-me-thike-dy-persona-ndalohet-i-mituri-per-tentim-vrasjeje-ne-ferizaj11/