Lajmet e fundit

“Mendoj se ajo që më shtyn të dyshoj dhe të kem frikë për vendimin përfundimtar është mënyra se si është themeluar kjo gjykatë. Kjo gjykatë është e sponsorizuar politikisht prej Serbisë, me rrënjët e Dick Martit, dhe ka lobuar në administratën e Barack Obamës dhe Hillary Clintonit”, është shprehur ai.Bytyçi ka komentuar edhe skenarët e mundshëm të vendimit përfundimtar, duke përmendur mundësinë e lirimit apo dënimit.
“Do të merret një vendim siç dihet në drejtësi. Për shembull, duhet të lirohen ose të lirohen plotësisht, ose të lirohet individi. Por tash, kur kanë kaluar gjashtë vjet, ata kanë qëndruar në paraburgim dhe mënyra e lirimit nënkupton që gjykata i ka mbajtur kot dhe duhet të paguajë miliona. Pastaj i dënojnë, mos me thënë për me la gojën, i dënojnë aq sa i kanë mbajtur. Pra, krejt këto matematika dhe skenarë janë të mundshëm”, tha Bytyçi në Klan Kosova.