Ka kaluar kohë që kur e kemi parë për të parën herë të burgosurin më seksi të të gjitha kohërave, Jeremy Meeks.
Ai u bë hit në internet për shkak se ishte shumë i pashëm, ndërsa tani lajmi është se ai është liruar nga burgu dhe po kthehet në shtëpi me një kontratë modelimi.
Në vitin 2015, Meeks ishte dënuar me 2 vjet burgim për shkak të armë-mbajtjes pa leje, mirëpo para se të shkonte prapa grilave të burgut, ai ka nënshkruar një kontratë modelimi me kompaninë White Cross Management. Tani që është i lirë, Meeks ka thënë se është shumë i entuziazmuar për karrierën e tij të ardhshme.
“Dua ta falënderoj familjen time dhe të gjithë që më duan e u lutën për mua”, ka shkruar Jeremy në profilin e tij në Instagram, në një fotografi me menaxherin e tij të ri Jim Jordan.
https://www.instagram.com/p/BCtCw_mny9u/?taken-by=jmeeksofficial
https://www.instagram.com/p/BCwLgFcHy55/?taken-by=jmeeksofficial
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.