Rok bendi NFRON lanson videoklipin e këngës "I abuzuar", si protestë lidhur me statusin e ushtarëve çlirimtarë sot.
Me tekst dhe muzikë nga Gëzim Muriqi, kënga "I abuzuar" përmes videoklipit paraqet një ushtar, i cili bredh rrugëve pa ndonjë qëllim dhe i zhgënjyer.
Bendi NFRON përbëhet nga Arbër Krasniqi, vokalist, Flamur Prapashtica, kitarë, Sinan Jakupi, kitarë, Gëzim Muriqi, bass kitarë dhe Violand Shabani, bateri.
Këtë këngë ata ia dedikojnë të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë tonë.
https://www.youtube.com/watch?v=Wxr3YmYX9EE
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.