Enver Hyseni nga Federata e Gjahtarëve të Kosovës ka thënë që ka përmirësim në zhvillimin e gjuetisë në vend.
Hyseni, në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, tha që kjo federatë e bën inventarizimin për çdo vit dhe se numri i kafshëve të egra është në rritje.
"Federata e Gjahtarëve të Kosovës e bën një inventarizim për çdo vit, ku e kemi edhe një numër të përafërt në 30 shoqata që e bëjmë vizitën dhe verifikimin e tyre. Nuk do të thotë që është i saktë, por e kemi një numër të përafërt të kafshëve të egra në territorin e Kosovës".
"Numri i kafshëve është në rritje, edhe në ato kafshë strikte që kanë qenë të mbrojtura është një numër që figuron që është më i mirë sesa vitet e kaluara. Speciet në numër më të vogël janë rrëqebulli, ariu, kaprolli, macja e egër - një kafshë që të gjithë e kërkojnë që ta shohin, por janë më të rralla".
https://www.youtube.com/watch?v=9X6RK3_WVFs
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.