Lajmet e fundit

Me dhimbje të thellë, Federata e Çiklizmit të Kosovës njofton ndarjen nga jeta të Fahri Durakut.
Fahri Duraku konsiderohet si një prej figurave më të shquara të çiklizmit kosovar dhe ka udhëhequr Federatën e Çiklizmit të Kosovës gjatë viteve 2002–2004. Ai njihej për përkushtimin e palodhur dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për zhvillimin e këtij sporti, si para ashtu edhe pas luftës.
Kontributi i tij, sidomos në udhëheqjen e Klubit të Çiklizmit Gjakova 137, ku shërbeu si kryetar dhe donator kryesor, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin sportiv.
Federata e Çiklizmit të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Duraku, si dhe të gjithë anëtarëve të klubit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtimi dhe veprat e Fahri Durakut do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së çiklizmit kosovar.
“U prehsh në paqe, Fahri. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në sportin që deshe dhe shërbye me pasion,” thuhet në njoftimin e Federatës, transmeton Klankosova.tv.