Duket e pabesueshme që të pasurit e të gjithë dhëmbëve në pleqëri, mund të të bëjë më të aftë për të bërë një telefonatë ose për të gatuar një vakt.
Por studiuesit kanë treguar pikërisht këtë, të rriturit e moshuar me dhëmbë natyralë janë më të aftë të kryejnë detyrat e përditshme, të tilla si marrja e ilaçeve ose dalja në pazar, sipas shkencëtarëve nga Universitetit Mjekësor dhe Dentar i Tokios.
Ata analizuan të dhënat nga 5 mijë e 631 të rritur të moshës midis 50 dhe 70 vjeç.
Detyrat përfshinin përgatitjen e një vakti, blerjen e sendeve ushqimore, bërjen e telefonatave, marrjen e ilaçeve, punën në shtëpi ose kopsht ose menaxhimin e parave, shkruan Mirror, përcjell Klankosova.tv
"Ne e dimë nga studimet e mëparshme se humbja e dhëmbëve shoqërohet me zvogëlimin e kapacitetit funksional, por ky studim është i pari që siguron dëshmi në lidhje me efektin shkakësor të humbjes së dhëmbëve në mesin e të rriturve në Angli. Efekti është i konsiderueshëm”, ka thënë autori i studimit, Georgios Tsakos.
Të rriturit e moshuar me 10 dhëmbë natyralë kanë 30 përqind më shumë gjasa të kenë vështirësi me aktivitetet kryesore të tilla si blerja e sendeve ushqimore ose puna në shtëpi ose kopsht në krahasim me ata me 20 dhëmbë natyralë.
Humbja e dhëmbëve gjithashtu mund të pengojë ndërveprimin shoqëror, i cili lidhet me cilësinë më të dobët të jetës. Dhe mund të rezultojë në një dietë më të varfër me më pak lëndë ushqyese.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.