Një gjyshe ka mbijetuar katër netë në Alpe duke u miqësuar me një dhelpër dhe duke pirë ujë nga shiu.
Giuseppina Bardelli, 89-vjeçare, po kërkonte kërpudha më 21 gushr kur pësoi një marrje mendsh dhe ra 20 metra në një gropë përreth Monterecchio, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Djali i saj, Sergio, ngriti alarmin se nëna e tij mungonte dhe thirri helikopterët dhe dronët për të ndihmuar me kërkimin.
U deshën katër netë për të gjetur gjyshen e cila mbeti në grykë dhe jetonte nga uji i pellgut. Djali tjetër i saj Roberto i tha gazetës Corriere della Sera: “Ajo pinte ujë shiu në pellgje, flinte nën pemë, duke përdorur bimësinë për mbulim”.
Ajo u bë shoqe e mirë edhe me një dhelpër të egër, e cila iu afrua për kuriozitet.
Roberto tha: “Një dhelpër iu afrua disa herë. Ata disi u bënë miq. Ajo e dinte se çdo ditë mund të ishte e fundit”.
Shpëtuesit thanë se ajo ishte veçanërisht e vështirë për t'u gjetur pasi bimësia nga e cila ishte e rrethuar ishte e gjatë. Familja e Giuseppina tha se përvoja e saj e kaluar si anëtare e Klubit Alpin Italian i ndihmoi aftësitë e saj për mbijetesë.

Silvio Rizzelli, një zjarrfikës që koordinoi kërkimin, tha: “Ajo ishte e fshehur në një gropë të thellë, plot me bimësi të lartë. Ajo nuk mund të na shihte dhe ne nuk mund ta shihnim atë. Përparimi erdhi të dielën në mëngjes, pasi ekipet e shpëtimit po mendonin të hiqnin dorë nga kërkimi. Pasi e gjetën, njerëzit e mi raportuan se zonja Bardelli ishte e lodhur, por krejtësisht e kthjellët. Ishte një lajm i mrekullueshëm dhe befasues që një person në moshën e saj mund të shpëtonte”.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.