Iu desh një vërejtje serioze nga doktori i saj dhe një fluturim i turpshëm që ta motivojnë Talitha Rogers që të humbë peshë.
Ajo vetëm 24 vjeçare, peshonte 130-të kilogramë kur kishte hipur në aeroplan për një udhëtim në Europë dhe e kishte të pamundur që të ulen në karrige ngase ishte shumë e madhe për të, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Përmes një diete rigoroze dhe ushtrimeve fizike, ajo ia ka arritur të humbë 65 kilogramë në vetëm 11-të muaj.
Rogers ka luftuar me mbipeshën që kur ishte fëmijë dhe po ashtu kishte vuajtur nga sëmundje mendore si stresi post traumatik, gjë që kishte ndikuar në mbipeshën e saj.


●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.