Sigal Prishtina nuk ka arritur ta shkruaj historinë dhe të kaloj grupin në FIBA Europe Cup.
Të martën mbrëma, ata pësuan nga ekipi belg Belfius me rezultat 75-69, edhe pse deri gjashtë minuta para fundit ishin në avantazh.
Te bardh e kaltrit më i miri ishte Dardan Berisha me 33 pikë, kurse te Belfius 20 pikë i shënoi Green.
Për ta kaluar grupin, Sigal Prishtina duhet të shpresoj që Belfius ta mposhtë ekipin turk Demir Insaat, në të kundërt gjithçka përfundon për sivjet për Prishtinën në këtë garë.
Kronikë nga gazetari Emanuell Syla
https://www.youtube.com/watch?v=AnneKANEyG4&feature=youtu.be
klankosova.tv
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.