Nëse preferoni të shtoni qumësht bajameje në tërshërën tuaj apo të pini kafe me qumësht tërshëre, mund të jetë momenti të mendoni sërish.
Një studim i ri sugjeron se përdorimi i alternativave bimore të qumështit mund të dëmtojë shëndetin mendor, transmeton klankosova.tv.
Studiuesit, të cilët analizuan të dhënat e mbi 350,000 britanikëve, zbuluan se konsumatorët e qumështit bimor kishin më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni krahasuar me ata që përdornin qumësht gjysmë të skremuar.
Hulumtuesit kinezë theksuan se qumështi gjysmë të skremuar përmban më shumë yndyra të mira sesa qumështi i skremuar, por më pak yndyra të këqija sesa qumështi i plotë.
Studime të mëparshme kanë treguar se "yndyrat e mira" mund të rrisin prodhimin e serotoninës — një hormon që ndikon në humorin e njeriut.
Kjo, sipas teorisë së tyre, e vendos qumështin gjysmë të skremuar në një "pikë të artë" që mund të përmirësojë shëndetin mendor.
Studiuesit siç shkruan mail online, po ashtu theksuan se ky studim sfidon mitin se alternativat bimore të qumështit janë gjithmonë zgjedhja më e shëndetshme.
Kërkimi vjen disa muaj pas studimeve të tjera që kanë lidhur përdorimin e qumështit bimor me rritje të nivelit të glukozës në gjak, fryrje, probleme të lëkurës dhe mungesë të proteinave.
●●●
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.