Bujar Muli nga Vushtrria i cili njihet si “Hulku i Kosovës” ka vendosur që ta thyej një tjetër rekord të ri.
Ai në “Ora shtatë” në Klan Kosova ka thënë se rekordi i ri pritet të jetë mbajtja e një helikopteri në kraharorin e tij.
“Menjëherë pasi e kam thyer rekordin me 1531 kilogram, gjatë gjithë kohës e kam pas në mendje se cili do të jetë rekordi i radhës. Këtë rekord ka 6-7 vite që e kam në mendje për ta bërë. E kam analizuar mirë dhe e kam biseduar me ca miq të cilët më kanë ofruar përkrahje”.
“Kështu vendosa të tregoj se rekordi i radhës pritet të jetë me helikopter. Por kjo do të bëhet vetëm nëse do të kemi mundësi për t’u përgatitur mirë dhe të kemi sponsor pasi kostoja e helikopterit për të ardhur nga Shqipëria është e lartë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
“Hulku i Kosovës” më tej tha se në rast se sigurohet helikopteri, atëherë ai do të vendoset në një binë, e ku më pas e gjithë bina do të bie mbi supet e tij.
Për të parë më shumë detaje nga planifikimi i mbajtjes së helikopterit në krahët e “Hulkut të Kosovës”, klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=LU0bjp7hALk
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.