Hugh Hefner është varrosur në një funeral privat në Lons Angeles.
Themeluesi i Playboy vdiq të mërkurën në moshën 91 vjeçare në shtëpinë e tij, nga shkaqet natyrale.
Ndërkaq, funerali i tij u zhvillua të shtunën në Westwood Village Memorial Park në LA, dhe me dëshirën e tij, ai u varros afër ikonës së ndjerë të Hollivudit, Marilyn Monroe, transmeton Klan Kosova.
Hefner e kishte blerë një dhomë të nëndheshme afër Monroe për 75 mijë dollarë, më 1992.
Ndonëse nuk e kishte takuar kurrë personalisht, Hefner e kishte blerë atë tokë sepse kishte thënë se beson në gjëra simbolike.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.