Futbollisti Callum Hudson-Odoi mund të largohet nga Chelsea.
Menaxheri Thomas Tuchel ka thënë se nëse oferta është e mirë dhe lojtari është i gatshëm të largohet, ai nuk do të bllokojë largimin e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Në përgjithësi, askush nuk është në shitje dhe të gjithë janë në shitje. Varet se çfarë dëshiron lojtari, çfarë mendojmë ne, kush është i gatshëm të paguajë një shumë të caktuar parash”.
"Por për Callum, është e njëjta gjë. Ai konkurron. Ai kishte një dëmtim afatgjatë dhe probleme afatgjata për të kapërcyer nga të cilat vuajti. Ai ka ende një rrugë për të bërë për të përmbushur potencialin e tij, sepse potenciali është i madh. ”, deklaroi ai.
Për të janë të interesuar Newcastle United dhe Borussia Dortmund.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.