Legjenda e basketbollit Michael Jordan ka ndërmarrë një aksion të madh humanitar, për t’ju dale në ndihmë njerëzve që u prekën nga uragani “ Florence “.
Ai së bashku me Federatën e Basketbollit Amerikan, ka lansuar një platform nepërmjet së cilës planifikon të mbledh ndihmat për të prekurit.
Jordan u rrit në Willington, gjatë kohës së studimeve ai luajti për Universitetin e Karolinës së Veriut, shkruan eurosport.de, përcjellë KlanKosova.
"Është me të vërtetë dëshpëruese për të parë se çfarë dëmi ka shkaktuar uragani Florence në shtetin tim të dashur të Karolinës së Veriut dhe zonat përreth".
Ai bëri thirrje njerëzve për t’ju bashkuar iniciativës së tij dhe Federatës Amerikane, në arritjen e qëllimit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.