Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Skiatori i cili do të garojë në këto lojëra, Albin Tahiri ka thënë se ndihet krenar që do të përfaqësojë Kosovën në këto lojëra olimpike.
"Pritshmëritë e mia janë që të jem në top 30 për momentin. Gjithçka më mirë se kjo do të ishte befasuese dhe do të isha i lumtur nëse do ta arrija", tha ai për Klan Kosova.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.