Paraqitja e supermodeles Naomi Campbell në pasarelën e javës së modës ‘Arise’ në dhjetor të vitit të kaluar, po vazhdon të cilësohet si mbresëlënëse.
Kështu të paktën është edhe për stilistin nigerian, Chukwuma lan Audifferen, ku paraqitja e modeles nën petkun e dizajneve të tij, e kishte lënë atë pa fjalë.
"Nuk e kisha menduar se ajo do të vishte njërin prej dizjaneve të mija. Ajo thjesht dukej e përsoshme’’, tha ai, njofton CNN, transmeton Klankosova.tv
"Ishte një nga ato momentet që e bëri modën kaq të vlefshme për mua’’, ka shtuar më tutje Audifferen.
Nga prapaskenat në skena
Audifferen nuk donte gjithmonë të ishte një stilist. Pas shkollës së mesme, ai studioi mikrobiologji në Universitetin e Lagos – një drejtim që ai tha se babai i tij ishte i etur për ta ndjekur.
Por interesat e Audifferen nuk qëndronin në punën laboratorike, dhe gjatë studimeve të tij, ai internoi për Lagos Fashion Week dhe Arise Week Fashion, një konkurs për dizajnerë të rinj të organizuar nga grupi mediatik nigerian Arise.
Kjo i dha atij një shije të botës së modës.
Në vitin 2014 ai themeloi ‘Tzar Studios’, ku fillimisht u përqëndrua tek veshjet për burra, ndërkaq katër vite më vonë filloi të punojë edhe veshje për gra.
Atë vit, ai u kthye në "Arise Week Fashion" - por këtë herë, si një stilist.
"Unë kisha punuar në prapaskenë dhe i kam koordinuar modelet. Mirëpo më vonë, unë jam në pistë duke shfaqur pjesët e mia. Unë e shoh këtë si progres," tha ai.
Pas paraqitjes së tij të parë në pistë në 2018, Audifferen thotë se modelet e tij filluan të marrin më shumë njohje. Puna e tij filloi të marrë jehonë edhe në revistat si ‘’Vogue’’ dhe ‘’Genenieve’’.
Industria e lulëzuar e modës në Nigeri
Audifferen tani është dizajneri kryesor në skenën e modës në Nigeri, ku një numër i stilistëve të rinj po marrin vëmendjen. Nga 30 stilistë të zgjedhur për Javën e Modës Arise, 23 ishin nigerianë, përfshirë këtu edhe Audifferen.
Ndërkaq për modelen Naomi Campbell, java e modës "Arise" është një ngjarje e rëndësishme për të iu dhënë hapësirë këtyre stilistëve që të shfaqin vetën në aspektin ndërkombëtar.
Campbell është "ngazëllyer" nga puna unike që realizohet nga dizajnerët afrikanë.
"Ata duhet të dinë se ata janë njohur dhe vlerësuar në botën e modës krijuese, si të gjithë yjet e tjerë të rinj në rritje në kryeqytetet e modës," tha Campbell për CNN, përcjell Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.