12:00 BASKETBOLL: SUPERLIGA U-18 TREPÇA – M.H PRISHTINA ART SPORT 3
Se Artmotion është lider dhe adresë e vërtetë e basketbollit në vendin tonë e dëshmon edhe transmetimi i radhës nga ky sport.
Kjo e diel duke filluar nga ora 12:00 drejtpërdrejt në Art Sport 3, do të jetë finalja e grupmoshave 18 vjeçare të Superligës së Kosovës në mes Trepçës dhe Marigona Hill Prishtinës.
Këto dy skuadra arritën ta përfundojnë stinorin e rregullt në dy vendet e para, teksa patën rekordin dhe njëkohësisht sulmet dhe mbrojtjet më të mira.
Trepça ka mposhtur 84:67 në gjysmëfinale skuadrën e Vushtrria Basket, kurse nga ana tjetër në duelin e dytë Marigona Hill Prishtina ka mposhtur lehtësisht 105:74 Pejën duke dëshmuar se janë favorit kryesor për titull këtë sezon.
Për të parë yjet më të rinj dhe lojtarët që do të dominojnë basketbollin në vendin tonë mos harroni që nesër me fillim nga ora 12:00 të shikoni Art Sport 3.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.