Është konfirmuar se këngëtari, Damiano David, kreu i rokgrupi “Maneskin” nga Italia që fitoi Eurovision-in këtë vit do t'i nënshtrohet një testi të përdorimit të kokainës.
E gjithë kjo vjen pas shumë videove që janë duke qarkulluar në internet se rokeri mbrëmë në transmetim direkt dyshohet se mori kokainë, transmeton klankosova.tv.
Sipas një deklarate nga organizatorët e Eurovision, këngëtari italian do të testohet vullnetarisht për drogë pasi të kthehet në shtëpi në Itali nga Roterdami.
Damiano David u pa gjatë të shtunës në mbrëmjen e Eurovision Song Contest duke u përkulur drejt një tavoline dhe kjo lëvizje u interpretua nga shikuesit si konsumim i kokainës.
Por, Damiano ka hedhur poshtë zërat se konsumoi drogë duke thënë se Thomas Raggi, kitaristi i bendit, kishte thyer thjesht një gotë dhe ai po e largonte atë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.