Lajmet e fundit
A do të jetë udhëtimi i juaj i shkurtë apo i gjatë, vizita në këto shtete ishuj që kanë një bukuri natyrore do t'i rekomandohej çdo njërit.

Toka ka shumë bukuri natyrore, dhe na ofron shumë mundësi për t'i parë nga afër disa nga peisazhet e saj.
Ishujt janë vendet të cilat më së shumti zgjojnë kureshtjen për t’i parë nga afër mrekullitë ujore dhe natyrore.
Ata qe kanë dëshirë të udhëtojnë dhe të shohin vende të reja nëpër botë, BBC ka renditur disa nga ishujt më të bukur nëpër botë.
Filipinet përmbajnë mbi 7000 ishuj, dhe të gjithë ata janë të bukur dhe unik. Ka shumë transaksione turisitike duke përfshirë Tubbataha Reef, Vulkanin Mayon, Tarracat Banaue Rajs, Puerto Galera, Donsol, Chocolate Hills, dhe shumë më tepër. Plazhi më i mirë në të është plazhi i bardhë që shtrihet një rrip prej 2.5 km rërë të bardhë.
Australia
''The grrat barrier Ref'' që shtrihet prej brigjeve veri-lindore të Australisë, ka marrë numrin e parë për herë të shtatë që nga viti 1998. Zona e ujit është mrekulli më ngjyrë qielli dhe mbizotëron një pastërti të madhe të ujit.
Maldive
Njëri prej ishujve më të përfolur nga njërëzit. Ishuj ky që shtrihet në Indi, dhe përbëhet nga 1200 ishuj të formuar nga vullkanet dhe është një nga destinacionet më të pëlqyera në Azi.
Greqia
Edhe Greqia njihet për ishullin e tyre të mrekullueshem Santorini. Vij bregdetare e mbuluar në të bardhë ku çdo gjë duket në formë kubike, me një det të veqantë dhe me një përendim i cili në fund të ditës ndriçon gjithë qytëtin