Në një video të postuar këtë muaj në internet, Gennady Tkachenko-Papizh shihet se si i ka mahnitur të gjithëve në “Georgia’s Got Talent” dhe tërë internetin me tingujt e tij të natyrës.
“Le të provojmë të ndjejmë atë që Nëna Natyrë dëshiron të na e tregojë”, thotë ai, dhe më pas nis me performimin e zërave të zogjve, bletave, dhe të tjera.
Kjo që ai bëri është diçka shumë e veçantë dhe përfundimisht e impresionuese.
Tkachenko-Papizh, faqja e Facebook-ut e të cilit thotë se ai jeton në Gjermani por është nga Rusia, para kësaj talentin e tij e kishte prezantuar edhe në “Ukraine’s Got Talent”, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=FaH4Tno7IZ8
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.