Lajmet e fundit

Thinjat janë një shqetësim mjaft i madh për femrat dhe meshkujt.
Disa studiues thonë se ekzistojnë edhe mënyra natyrale që të parandalojmë fijet e bardha. Gjëja e parë dhe themelore për parandalimin e tyre është prania e vitaminës B në dieten tuaj.
Një nga shkaqet e formimit të flokëve të bardhë është stresi dhe për këtë motiv duhet të konsumohen ushqimet që luftojnë ankthin. Nëse kjo nuk ka rezultat të mjaftueshëm, zgjidhja natyrale është përzieria e kakaos me mjaltë (tre lugë të dyja).
Masa duhet të aplikohet tek flokët dhe të lihet aty rreth 30 minuta përpara larjes. Po aq i dobishëm është edhe çaji i zi, mjafton që një litër ujë të vlohet dhe më pas t’i shtohen gjethet e çajit të zi dhe të lihen aty për një natë.
Në mëngjes çaji filtrohet dhe më pas përdoret për shpërlarjen e flokëve pas larjes së tyre me shampo.