Katër gola janë shënuar në pjesën e parë të ballafaqimit mes Manchester Cityt dhe Crystal Palace.
Fillimisht City po mposhtej nga Crystal Palace me rezultat 0-2 derisa në “Etihad Stadium”.
Mysafirët shënuan gol që në minutën e 8-të me anë të Eze, i cili e shfrytëzoi asistimin e Sarra.
Ndërsa epërsinë e dyfishuan në minutën e 21-të, ku realizoi Richards për t’ia komplikuar gjërat Cityt, njofton Klankosova.tv.
Crystal Palace shënoi edhe një herë në minutën e 29-të, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Por, City u kthye në lojë me supergolin e Kevin de Bruyne i cili realizoi në minutën e 33-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Marmoush vendosi sërish rezultat të barabartë në fushë.
Ndeshjen mes Cityt dhe Crystal Palace mund ta ndiqni live në kanalet sportive të platformës më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.