Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në promovimin e librit të lobistit shqiptaro-amerikan, Ekrem Bardha.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Hoxhaj, ka shkruar se Ekrem Bardha përmes marrëdhënieve miqësore me gjashtë Presidentët amerikanë, me shumë kongresmenë dhe diplomatë për gjashtë dekada, ka mbështetur, siç u shpreh Hoxhaj, si askush Kosovën, duke u bërë emër simbol në rrugën e saj për liri dhe pavarësi, si rrallëkush në Amerikë!
"Pata kënaqësinë të jem në promovimin e librit të mikut dhe lobistit më të madh për çështjet kombëtare, shqiptaro-amerikanit, Ekrem Bardha - "E vërteta - Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora". Patrioti Ekrem Bardha përmes marrëdhënieve miqësore me gjashtë presidentët amerikanë, me shumë kongresmenë dhe diplomatë për gjashtë dekada, ka mbështetur, si askush Kosovën, duke u bërë emër simbol në rrugën e saj për liri dhe pavarësi, si rrallëkush në Amerikë!", shkroi Hoxhajt në Facebook.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.