Lajmet e fundit

"Paralelisht me qëndrimin e tij në Greqi, që tregon shumë se si po e menaxhon shtetin ka ndodhur samiti i madh në Ankara, samiti i NATO-s. Tema e takimit të Kurtit në Greqi ishte 'zemërimi i Akilit' dhe 'paralajmërimi i Kasandrës', tema e simpoziumit ku kishte marrë pjesë ai dhe kjo tregon realisht se në çfarë situate politike është vendi. Do thotë rezultati certifikohet dhe ne nuk e dimë se cili është qëndrimi i partisë e cila i ka fituar zgjedhjet, se si e sheh procesin politik se deri më tash nuk ka ndonjë deklarim. Në një kohë kur bota është e përmbysur dhe e pasigurtë dhe kryeministri ka kohë që të merret me tema të vogla intelektuale dhe Kosova mbetet e paftuar në samitin e NATO-s që ka pasur mundësi të ftohet edhe si vëzhgues", tha ai.Hoxhaj tha se pret që skenari i njëjtë për formimin e institucioneve të ndodhë edhe këtë herë pas certifikimit të sotëm të rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së.
"Mendoj që mund ta shohim skenarin e njëjtë që kemi parë në këto 15 muajt e fundit dhe ne si PDK presim fillimisht qëndrimin e subjektit të parë", tha deputeti i PDK-së.