Futbollisti kosovar, Arber Hoxha ka thënë se me Kombëtaren e Shqipërisë patën një paraqitje më të mirë në pjesën e dytë të ndeshjes me Andorrën.
Për Klan Kosovën, ai ka theksuar se nga paraqitja më e mirë që patën në pjesën e dytë arritën edhe të shënonin golin fitues, transmeton Klankosova.tv.
“Gjithmonë është e vështirë kur luan ndaj ekipeve si Andorra, sepse e dimë që renditet me dhjetë mbrojtës dhe kemi shumë pak hapësira, sidomos në pjesën e parë. Besoj se në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë sepse zhvilluam lojë më ofansive, nuk u mbrojtëm, ikëm të gjithë para dhe arritëm deri te goli. Pjesa e parë, sipas mendimit tim, nuk ishte e mirë nga të gjithë, por në pjesën e dytë krijuam shumë raste dhe shënuam golin fitues”, ka thënë Hoxha.
Ai ka uruar që edhe Kombëtarja e Kosovës të arrijë të ngjitet në fazën e Play Off-it të Botërorit. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.