Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha ka folur pas triumfit ndaj Andorrës në ndeshjen që u zhvillua në “Air Albania”.
Hoxha tha se ndeshja ishte e vështirë për faktin se Andorra kishte ardhur për t’u mbrojtur.
Derisa tha se donte të shënonte por e rëndësishme është që shënuan gola dhe fituan.
“Ishte një ndeshje e vështirë, duke e marrë parasysh se Andorra ishte ardhur për t’u mbrojtur, por shënuam shpejtë dhe e kishim ndeshjen në kontroll”.
Tutje ai vijoi: “Edhe unë doja të shënoja, por e rëndësishme është që shënuam rezultat dhe fituam. Është shumë domethënëse edhe pse në Angli nuk humbën thellë, edhe besoj që tash duhet të harrojmë këtë ndeshje dhe të fokusohemi tek ndeshjet e qershorit”. / Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=mpi50meTVZQ
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.