Lajmet e fundit

“Me një plan të qartë, rezultate konkrete dhe ambicien për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, Shqipëria është e vendosur të shfrytëzojë këtë dritare historike mundësie, duke kontribuar njëkohësisht në një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, deklaroi Hoxha.Kryediplomati shqiptar vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Francës për procesin e zgjerimit, duke theksuar se angazhimi i Parisit, përfshirë bashkëpunimin në nivel parlamentar, është një element i rëndësishëm për forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.