Filmi How High 2 do të realizohet pas afër 20 vjetësh pasi që është dhënë edhe data e publikimit të tij.
Prodhuar nga MTV Studios, vazhdimi i filmit (2001) në të cilin kishin luajtur Method Man dhe Redman do të jepet më 20 prill, që është edhe dita jozyrtare e kanabisit.
Ndërkaq, protagonistë në këtë film do të jenë një gjeneratë e re reperësh, Lil Yachty dhe DC Young Fly.
Filmi sjell tregimin e dy përdoruesve të kanabisit të cilët, sipas IMDB-së, lëshohen në aventura në Atlanta teksa kërkojnë barin që po iu mungon.
Në këtë film luajnë gjithashtu edhe Mike Epps, Alyssa Goss, DeRay Davis, Mary Lynn Rajskub, si dhe paraqitje të shkurtra kanë edhe emra si Lil Baby, NeNe Leakes, Cynthia Baile, Jusitne Skye dhe Balc Youngsta.
https://www.youtube.com/watch?v=7DwaalMoreM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.