Lajmet e fundit

Trajneri legjendar i xhudos, Driton Kuka, e ka përshëndetur vizitën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në konakun e xhudistëve kosovarë.
“Si gjithmonë afër nesh miku ynë Ambasadori i USA Hovenier! Erdhi të urojë medaljet e reja Olimpike për shtetin tonë”, ka shkruar Kuka në Facebook.
“Premtoi që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardhshme për të na përkrahur”.
“Ne i shprehëm mirënjohje për vizitat që i bën ekipit tonë për të na inkurajuar drejt sukseseve të reja!