Kështu Houston ka kaluar në finalen e Konferencës së Perëndimit, ku do të ndeshet me Golden State Warriors.
Skuadra nga Teksasi dominoi takimin dhe fitoi me rezultatin 113-100. James Harden (31 pikë), Dwyght Howard (16 pikë dhe 15 topa në tabelë) dhe Josh Smith (15 pikë) ishin lojtarët që spikatën në ndeshjen përcaktuese.
Ndërkohë, finalja e Konferencës së Lindjes do të luhet mes Atlanta Hawks dhe Cleveland Cavaliers.
https://www.youtube.com/watch?v=5n7dr3WEgR0
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.