Houston Rockets ka kaluar në epërsi prej 3:2 ndaj Golden State Warriors në serinë e finaleve të Konferencës Lindore në NBA.
Vendësit fituan me rezultat 98-94 në shtëpi, por kësaj radhe u udhëhoqën nga 24 pikët e Eric Gordon, ndërkaq Chris Paul shtoi 20, bashkë me Harden që pati 19.
Në anën tjetër, te Warriors më i miri ishte Kevin Durant me 29 pikë, përcjellë nga Klay Thompson me 23, dhe Curry me 22.
Tani, skuadrës nga Teksasi i nevojitet vetëm një fitore që ta rrëzojë kampionin në fuqi të NBA-s dhe t'i prekë finalet e ligës më të fortë në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=MLlydpyrIMY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.