Houston Rockets ka barazuar rezultatin e playoff-it në 2:2 në finalen e Konferencës Perëndimore të NBA-së, pasi e ka mundur Golden State Warriors me rezultat 92:95.
Te skuadra nga Teksasi, James Harden dhe Chris Paul kombinuan për 57 pikë, 30 i regjistroi i pari ndërkaq 27 ky i fundit.
Në anën tjetër, më së shumti pikë te kampionët në fuqi patën Stephen Curry, 28, dhe Kevin Durant me 27 pikë e 12 kërcime.
Raketat po ashtu kanë shënuar fitoren e parë në histori të vet në playoff si mysafir i Golden State, duke i dhënë fund serisë pa fitore prej 0:7.
https://www.youtube.com/watch?v=5is-bEioiMY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.