Houston Rockets dhe Golden State Warriors i kanë përmbyllur seritë me rezultat 4:1 ndaj kundërshtarëve të tyre në playoff, duke u kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore në NBA ku do të kenë punë me njëri-tjetrin.
Raketat e mundën Utah Jazz 112-102 në ndeshjen e fundit, pas 41 pikëve e 10 asistimeve të Chris Paul.
Ndërkaq te Jazz, debutanti Donovan Mitchel shënoi 24 sosh, 22 vetëm në çerekun e tretë.
Në takimin tjetër mbrëmë, Golden State Warriors e mundi New Orleans Pelicans me rezultat 113-104.
Pavarësisht 34 pikëve e 19 kërcimeve nga Anthony Davis, 28 pikët e Stephen Curry-t dolën të jenë më vitale për kampionët në fuqi.
https://www.youtube.com/watch?v=MzIH_RMkGOE
https://www.youtube.com/watch?v=epL6-oZKmaU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.