Houston Rockets e ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Golden State Warriors në serinë finale të Konferencës së Perëndimit në NBA.
Skuadra nga Teksasi fitoi me rezultat 127:105, pas një performance të shkëlqyeshme ekipore.
James Harden me 27 pikë e 10 kërcime, si dhe Eric Gordon me po aq pikë, ishin më efikasit te Houston, ndërkaq pikë dyshifrore arritën edhe P.J. Tucker (22), Trevor Ariza (19) dhe Chris Paul me 16 sosh.
Ndërkaq te GSW më të mirët ishin Kevin Durant me 38 pikë, dhe Stephen Curry (16).
https://www.youtube.com/watch?v=PCzQjJ0Y9kU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.