Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Rexhep Hoti, po qëndron në Gjermani, ku ishte pjesë mbrëmjes së promovimit të autorëve të Europës Jugperëndimore.
Gjatë kësaj ceremonie në ''Shtëpine e Literaturës'' në Berlin, Hoti zhvilloi bisedë me Prof.Dr. Maria Böhmer, Ministre e Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila shprehu angazhimin e saj për fushën e kulturës në vend, njofton Klan Kosova.
Në këtë mbrëmje Zëvendësministri i Kosovës për Kulturë, Rexhep Hoti, u shpreh falënderues ndaj znj Bomer, për kontributin e saj në mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.
Mbrëmja vazhdoi me koktej rasti ku zëvendësministri Hoti u takua edhe me krijues të tjerë të literaturës gjermane, të Evropës Juglindore, të Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë, etj.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.