Kryeqyteti i vendit nuk ka dhoma të mjaftueshme të hoteleve e hosteleve për akomodim të turistëve të cilët pritet të vinë këtë verë për shkak të festivaleve “Sunny Hill” e Biennalja “Manifesta”.
Kështu deklaroi në emisionin “Ju flet Prishtina”, kryetari i Unionit të Hotelerisë e Turizmit, Baki Hoti.
“Prishtina ka rreth 4,500 dhoma akomoduese, mesatarisht mund të jenë diku rreth 9,000 shtretër, nuk mjaftojnë”, tha ai.
E pikërisht për këtë arsye sipas tij çmimet e akomodimit në hotelet e Prishtinës janë shumë të shtrenjta, më të shtrenjtat në rajon, bile edhe më gjerë. Nata shkon deri në 100 euro.
Hoti kërkoi që komuna e institucionet tjera të gjejnë një mënyrë që të akomodojnë të gjithë turistët, rreth 100 mijë, të cilët pritet të vijnë në verë për shkak të dy festivale që do të mbahen sivjet, “Sunny Hill” e “Manifesta”.
https://www.youtube.com/watch?v=etyYGst_9Uw
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.