Shkëndija e Tetovës po humb 4:1 nga Qarabagu në rrethin e tretë kualifikues për në Ligën e Kampionëve, dhe 5:1 në total nga dy ndeshjet.
Tetovarët e nisën shumë mirë duke avancuar 0:1 me golin e Tambës në minutën e 10-të.
Mirëpo, gjashtë minuta më vonë, Klisman Cake shënoi në portën e vet, teksa pas dy minutash Qarabagu kreu përmbysjen falë golit të Kady Santosit.
Në minutën e 33-të Nariman Akhundzade realizoi për 3:1, teksa Marko Jankoviq nga pika e bardhë i dha epilogun prej 4:1 pjesës së parë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.