Lajmet e fundit
Dashi (21-Mars- 20 Prill)
Te nxitur nga planetët këtë jave do jeni me bashkëpunues me partnerin dhe do dini si t’i shprehni ndjenjat si duhet. Marrëdhënia mes jush do thellohet edhe me tepër. Beqaret do kenë plot njohje, por vetëm me dike mund te nisin një lidhje afatgjate. Takimi i rëndësishëm do ndodhe nga mesi i javës. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm dhe do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe do ju dalin. Gjendja shëndetësore do ketë përmirësime te mëdha. Do ndiheni me ne forme e plot energji. Ne pune do iu jepet një tjetër detyre edhe me më shume përgjegjësi. Për këtë do ju duhet akoma me shume mund dhe përqendrim. Jeta familjare do jete harmonike.
Demi (21 Prill- 20 Maj)
Këtë jave duhet te shtoni dozat e fantazisë ju te dashuruarit nëse doni qe gjerat t’iu ecin si duhet. Po ja late gjithçka kohës rutina do ju pushtoje dhe nuk do përjetoni kurrfarë emocioni. Beqaret nuk do jene ende gati te ndryshojnë statusin dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar duhet t’i hidhni hapat me ngadalte ne mënyrë qe te mos gaboni dhe ta përmirësoni situatën. Për shëndet me te mire do ju duhet te ushqeheni me kujdes dhe te praktikoni ndonjë lloj aktiviteti fizik. Ne pune, ambienti yjor do jete i favorshëm dhe do eci përpara me shpejtësi me te madhe. Jeta familjare do vazhdoje te jete e qete dhe e qëndrueshme.
Binjakët (21 Maj- 21 Qershor)
Do i përkushtoheni pa fund jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e bëni partnerin te ndihet si neper ëndrra. Çdo çast i kaluar bashke do jete fantastik dhe si neper ëndrra. Beqaret do kalojnë një jave te vështire dhe pa takimet e ëndërruara. Mos u nxitoni sepse do vije dhe dita juaj më me fat. Financat do dini gjithmonë si t’i menaxhoni prandaj nuk do keni vështirësi ne këtë sektor. Shëndeti nuk do jete i mire. Pagjumësia do beje te veten dhe lodhja do ua harxhoje energjitë. Ne pune me qetësi dhe me tepër përqendrim do mund te arrini atje ku keni dëshiruar. Po u treguar mendjemëdhenj keni për te humbur. Jeta familjare do filloje te konsolidohet. Do i shprehni me tepër ndjenjat për te afërmit tuaj.
Gaforrja (22 Qershor- 22 Korrik)
Jave e mbushur me dite te jashtëzakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do kërkoni ta bëni partnerin te ndihet si mbi re. As atij nuk do i mungojnë idetë për t’iu surprizuar. Beqaret do pëlqejnë persona me karakter te forte te cilat iu japin edhe me tepër qëndrueshmëri. Mundësitë për lidhje do jene te mëdha. Me financat tregohuni sa me te matur sepse ne rast te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Nuk do jeni aspak ne formën e dëshiruar. Ne pune do jeni ambicioze te mëdhenj dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku keni menduar. Me familjaret do keni një marrëdhënie te qete.
Luani (23 Korrik- 22 Gusht)
Këtë jave do jeni ne humor te mire si ju ashtu edhe personi qe keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do përmirësohet sepse te dy palët do jeni tolerante dhe do mundoheni ta kënaqni personin qe keni ne krah. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe mund te përballen me zhgënjime. Nuk do jete periudha e tyre më me fat kjo jave. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje për disa probleme qe ju kishin dale dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por do përmirësohet pas ditës se mërkurë. Ne pune do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku e keni planifikuar. Me familjaret marrëdhënia do jete e ngrohte.
Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)
Jave e qëndrueshme do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dini si ta mbani tjetrin ne pëllëmbe te dorës gjithë kohës dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret do bëjnë mire te mos i besojnë pamjes se jashtme te disa personave sepse mund te zhgënjehen shpejt. Ne planin financiar po bëtë çmenduri mund përballeni me probleme serioze. Gjendja shëndetësore do jete shume here me e mire. Nuk do keni me as shqetësime nga stomaku apo nga shpina. Ne pune do keni ulje dhe ngritje. Mundohuni qe një ide qe keni ta çoni deri ne fund pasi ne rast te kundërt do humbni çdo gjë. Jeta familjare do jete shume here me e mire se me pare dhe do merrni edhe vendime me rëndësi.
Peshorja (23 Shtator- 23 Tetor)
Këtë jave do bëni te gjitha përpjekjet e mundshme juve qe jeni ne një lidhje ne mënyrë qe te stabilizoni sa me shpejt marrëdhënien. Bisedat do jene me te ngrohta se me pare. Beqaret do ndodhen shpesh përballë zgjedhjeve te vështira dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mire do jete te mos nxitohen për asgjë. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe do arrini te kryeni shpenzimet e nevojshme pa ju dredhur dora. Gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si do donit. Do jeni pa fuqi dhe mund te keni here pas here shqetësime nga stomaku apo nga fundi i barkut. Ne pune do jeni këmbëngulës dhe do bëni te pamundurën te arrini atje ku doni. Jeta familjare do stabilizohet.
Akrepi ( 24 Tetor- 22 Nentor)
Do dashuroheni pa fund gjate gjithë kësaj jave dhe emocionet do jene te veçanta çdo dite. Asnjëherë me pare nuk mund ta kishit menduar se gjerat mund t’iu ecnin kaq mire. Beqaret do realizojnë disa takime, por nuk do jene te sigurte për hapat qe do hedhin. Le te presin deri nga fundjava sepse atëherë do jene me te kthjellet. Financat do jene delikate. Luftoni sa me pare me problemet sepse po i late ato do zmadhohen me tepër. Shëndeti do varet nga mënyra sesi ju do kujdeseni për veten. Mos neglizhoni asnjë shqetësim dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Jeta profesionale do jete gjithë kohës e trazuar. Nuk do i përmbushni dot objektivat. Me familjen do keni edhe çaste te mira edhe mosmarrëveshje.
Shigjetari ( 23 Nentor- 21 Dhjetor)
Do tregoheni gjithë kohës te sinqerte me partnerin tuaj këtë jave dhje mes jush nuk do linde asnjë problem. Mbrëmjet do jene romantike dhe te mbushura me surpriza e emocione. Beqaret do tërhiqen mjaft nga disa persona qe kërkojnë thjesht aventura, por arsyeja nuk do i lejoje te hedhin hapa te nxituara. Fillimi i javës do jete delikat për financat. Vetëm pas te enjtes situata do pësojë disa ndryshime pozitive. Shëndeti do ketë goxha probleme për pjesën me te madhe. Mos i anashkaloni sepse mund te jete vone kur te kujtoheni te kujdeseni për veten. Ne pune do keni probleme te njëpasnjëshme me koleget, por ata nuk do ua pengojnë dot projektet e nisura. familja e qete.
Bricjapi ( 22 Dhjetor- 20 Janar)
Edhe pse ne fakt gjithë kohës do ndiheni mire me atë qe keni ne krah, mundohuni te shmangni diskutimet për lidhjet e hershme sepse kjo mund te prishe gjithë harmoninë. Beqaret do mendojnë vetëm te bëjnë për vete shume persona dhe do harrojnë te bëjnë përzgjedhje apo te fillojnë një lidhje. Financat do përmirësohen tej mase dhe e gjithë kjo fale perkudjesit te treguar se fundmi me shpenzimet. Edhe shëndeti do jete me i mire. Do ndiheni ne forme te shkëlqyer dhe nuk do ju mungoje energjia. Ne pune do jeni te vendosur te ecni sipas planeve qe keni bere dhe dalëngadalë do arrini tek objektivat finale. Jeta familjare do jete e ngrohte dhe pa probleme.
Ujori (21 Janar- 19 Shkurt)
Këtë jave do jeni gjate gjithë kohës nen dyshim dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni me tej. Partneri ne fakt do ju surprizoje ditën e premte dhe kjo mund t’iu beje te reflektoni. Beqaret sado qe te mundohen dhe çfarëdo qe te bëjnë nuk do e ndryshojnë dot statusin e tyre. Ne planin financiar do ketë ndryshime te mëdha dhe kjo fale një projekti fitimprurës qe do e mbaroni me sukses. Shëndeti nuk do jete i mire. Ushqehuni si duhet, shmangni dietat dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik qe te jeni me ne forme. Ne pune do ndodhin gjera te jashtëzakonshme te cilat as vete nuk i kishit parashikuar. Te papunët do marrin propozime interesante. Ne familje atmosfera do jete entuziaste.
Peshqit (20 Shkurt- 20 Mars)
Tregohuni te arsyeshëm gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje sepse përndryshe mund te lindin mosmarrëveshje me partnerin dhe do ndiheni keq. Beqaret do lodhen pak se kërkuari, por do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Disa nga ëndrrat do ju plotësohen me ne fund. Financat do kenë me tepër përmirësime nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë. Do mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete i mire. Mund te prekeni nga ndonjë infeksion dhe nuk do jeni te qete. Duhet te merrni kura sa me pare sepse gjerat nuk mund te rregullohen vete. Ne pune do jete një jave dinamike dhe e mbushur me arritje te rëndësishme. Jeta familjare nuk do përbëjë problem.bn