Lajmet e fundit
Dashi (21 Mars - 20 Prill)
Do t’ju jepet mundësia të ktheni në anën tuaj një kundërshtar të betuar. Do të përdorni paksa dinakërinë tuaj por do të arrini rezultatin që dëshironi.
Demi ( 21 Prill - 20 Maj)
Nëse nuk do të ishit kaq të plogësht dhe të pasigurt si natyrë, sot do të bënit gjëra vërtet të çmendura me të gjitha mundësitë që do t’ju ofrohen gjatë ditës.
Binjaket (21 Maj - 21 Qershor)
Interesat kulturore dhe intelektuale do t’ju çojnë në zbulimin e botëve të reja dhe interesante. Kjo ditë do të shkojë ashtu siç e dëshironit.
Gaforrja (22 Qershor - 22 Korrik)
Shumë gjera po shkojnë pikërisht sipas interesave tuaja. Tashmë askush nuk guxon t’ju ndalojë sepse keni marrë me tepër vrull seç duhet.
Luani (23 Korrik - 22 Gusht)
Duke folur andej këtej për sukseset tuaja do të arrini të zgjoni zilinë e disa kolegëve tuaj. Më tej mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje midis jush.
Virgjeresha (23 Gusht - 22 Shtator)
Një person që nuk keni shumë që e njihni do t’ju bëjë të provoni emocione të paimagjinueshme. Do t’ju pëlqejë gjendja shpirtërore në të cilën po jetoni.
Peshorja (23 Shtator - 23 Tetor)
Yjet ju rekomandojnë kujdes sidomos nëse do ndërmerrni një udhëtim të gjatë ose nëse keni filluar një investim të ri. Mos filloni përsëri nga kapriçiot e zakonshme.
Akrepi (24 Tetor - 22 Nentor)
Sot evitoni të bëni shaka pa kripë me partnerin ose të flisni me shumë seç duhet në telefon me miqtë tuaj. Megjithëse mund ta merrni me të qeshur, gjërat do të bëhen mjaft serioze.
Shigjetari (23 Nentor - 21 Dhjetor)
Sot mund të keni fat në lojë kështu që mos hezitoni por provoni. Pritet një mbrëmje e zhurmshme dhe me plot emocione të papritura.
Bricjapi (22 Dhjetor - 20 Janar)
Evitoni të merrni vendime sot, sepse nuk jeni në gjendje të dalloni atë që është e mirë dhe atë që është e keqe. Jeni shumë të stresuar nga një problem i kohëve të fundit.
Ujori (21 Janar - 19 Shkurt)
Nuk po e përballoni dot intensitetin e ditës së sotme. Shumë shpejt do të kapeni me këdo që keni përpara dhe do t’ju duket sikur të gjithë e kanë me ju.
Peshqit (20 Shkurt - 20 Mars)
Ditë e shkëlqyer për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. Kudo që te jeni në punë ose me pushime do të arrini të kënaqeni me rrethin e ngushtë të miqve tuaj.