Çfarë mendoni se ka më shumë rëndësi - një shoqëri e vërtetë ose një medalje olimpike? Për holandezen, Adelinde Cornelissen që është kampione në garën me kuaj ekziston një përgjigje për këtë pyetje. Për të më shumë rëndësi ka shoqëria e saj me kalin të cilin e quan Parzival se sa çfarëdo medalje olimpike.
Adelinde dhe Parzival, arritën në Rio për të marrë pjesë në Lojëra Olimpike. Çdo gjë dukej që po shkonte mirë, deri në një moment kur u kafshua nga një insekt helmues, transmeton Klan Kosova
Atletja nuk dëshironte që të garonte me ndonjë kalë tjetër, por Parzival nuk ishte e gatshme që të merrte pjesë në këto gara. Në atë moment ajo vendos që të largohet nga Lojërat Olimpike dhe të kujdeset për shëndetin e Parzival.
“Për ta mbrojtur atë, unë u dorëzova. Shoku im, kali im më ka dënë çdo gjë dhe nuk e meritonte këtë. Shëndeti i Parizival është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër në këtë botë”, ka thënë atletja.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.