Salma Hayek po e ndihmon Anthony Hopkins që të festojë fitoren e tij të madhe Oskare!
Aktorja 54-vjeçare zgjodhi Instagramin për të ndarë me fansat një video të saj dhe aktorit 83-vjeçar duke kërcyer, pasi ai fitoi çmimin e Aktorit më të Mirë në Oscars disa ditë më parë.
“Duke festuar me mbretin @anthonyhopkins ? Oscar-in e tij të dytë për interpretimin e jashtëzakonshëm në The Father”, shkroi Salma.
Në video, Anthony vallëzon rreth shtëpisë së tij në Uells me këngën e Leonard Cohen “Dance Me to the End of Love”, ndërsa në fund të videos Salma i bashkëngjitet vallëzimit dhe më pas e përqafon aktorin.
Gjatë ceremonisë Oscars 2021, Anthony u bë aktori më i vjetër i gjallë që mori në shtëpi trofeun për çmimin Aktori më i Mirë, për rolin e tij në The Father.
Kjo është hera e dytë që ai fiton një Oscar. Në vitin 1992 e kishte fituar të njëjtin çmim për rolin e tij në The Silence of the Lambs.