Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare, është shuar në moshën 81-vjeçare.
Sot u mbajtën homazhet e Jorgo Papingjit, një mjeshtër fjalësh, poezia e të cilit e gjeti shtëpinë e saj në meloditë e këngës. Me laps në dorë, ai hartoi vargje që flisnin deri në thellësi të shpirtit njerëzor.
Papingji u lind në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942. Ne karrierën e tij prej thuaj pese dekadash, ai numëron mbi 4000 poezi të mirëfillta, poezi te cilat i veshi me muzikë, duke lënë shenjë në shoqërinë shqiptare.
Ndër këngët e shkruara nga Papingji, veçohen “Kur jemi bashkë të dy” e vitit 1980 kënduar nga Luan Zhegu, ‘Vetem një Fjale’ e kënduar nga e Elsa Lila, ‘Sjam Tribu’ kënduar nga Aurela Gaçe, ‘Të dua o jetë’ kënduar nga Ema Qazimi, “Kur e humba një dashuri” e kënduar nga Manjola Nallbani dhe shumë këngë të tjera.
Pavarësisht pikëllimit të saj, bashkëshortja Tatjana gjen ngushëllim në faktin se Jorgo iku i përmbushur dhe gjen forcë në kujtimet që krijuan së bashku.
Si një artist të talentuar, por edhe si një njeri të jashtëzakonshëm, e kujtojnë dhe miqtë e kolegët.
Sot, Jorgo Papingji mbetet një nga figurat me të dashura në historinë e muzikës shqiptare. Kontributi i tij i padiskutueshëm në artin dhe kulturën e vendit do të qëndrojë gjithmonë në kujtesën tonë. I dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës, Papingji është autor i 5 këngëve fituese në “Festivali i Këngës”, njëra prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014. /euronews.al

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.