Në Tiranë, sot do të mbahet një forum i veçantë kushtuar industrisë së filmit.
Forumi organizohet nga Catalyst Story Institute dhe do të mbledhë producentë, ekzekutivë dhe profesionistë të industrisë që kanë punuar në projekte të njohura si “Dune”, “Wednesday”, “Pacific Rim”, “Godzilla”, “Ferrari”, “Sonic the Hedgehog 3”, “Pokémon”, “Phantom Thread” dhe “Maleficent”.
Ngjarja synon të krijojë ura bashkëpunimi mes profesionistëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë, si dhe të promovojë Shqipërinë si një vend të favorshëm për xhirime filmike dhe prodhime audiovizuale.
Shqipëria po hap gjithnjë e më shumë dyert për industrinë globale të filmit, duke u shndërruar në një destinacion tërheqës për Hollywood-in dhe për produksionet e mëdha ndërkombëtare./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.