Napoli do të përballet sonte me Interin pa sulmuesin e tij kryesor, Rasmus Højlund.
Sipas Sky Sport Italia, danezi nuk ka arritur të rikuperohet nga një lodhje muskulore dhe nuk do të jetë as në stol.
Trajneri Antonio Conte duhet të bëjë pa “bomberin” e tij në një ndeshje vendimtare për kreun e Serie A. Alternativa kryesore për ta zëvendësuar pritet të jetë Lorenzo Lucca, edhe pse edhe ai nuk luajti mirë në ndeshjet e fundit, andaj mund të mbetet në stol, ndërsa një opsion tjetër është Raspadori apo Neres si “fals 9”, transmeton Klankosova.tv.
Mungesa e Højlund vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, teksa Napoli kërkon të ndalë serinë pozitive të Interit dhe të mbetet në garë për titull.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.