Skuadra gjermane e Hoffenhaim ka uruar Kosovën për suksesin në kualifikueset e Kampionatit Botëror, e në veçanti tre futbollistë që janë pjesë e kësaj skuadre, Fisnik Asllani, Leon Abdullahu dhe Albian Hajdari.
Ata janë shndërruar në pjesë kyçe të formacionit të Franco Fodas në ndeshjet e fundit.
Fisi mbrëmë shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të Kosovës ndaj Sllovenisë, duke mos harruar edhe golin e muajit tetor, në ndeshjen kundër Suedisë.
Me fitoren e mbrëmshme, Kosova siguroi play-offin e Kupës së Botës.
”Ëndrra e Kupës së Botës jeton. Fis, Leoni, dhe Albi sigurojnë biletën për në playoff të Botërorit. Numri 11 ynë nisi fitoren ndaj Sllovenisë me golin e tij për ta realizuar 1-0”, thuhet në postimin e Hoffenheim transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.