Klubi i Basketbollit Bashkimi ka siguruar një vend në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, pavarësisht humbjes së pësuar sonte. Prizrenasit u kualifikuan si një nga tre skuadrat e njohura ndryshe si “humbës me fat”, duke përfituar nga rregullorja e garës.
Sipas FIBA-s, shtatë fitueseve të ndeshjeve kualifikuese të FIBA Europe Cup do t’u bashkohen edhe tre ekipe të tjera të zgjedhura si “lucky losers”, vende të cilat i takojnë skuadrave të cilat do të pësojnë humbje me epërsi më të ulët.
Kjo procedurë u bë e nevojshme pasi Bursaspor, Elan Chalon dhe Patrioti Levice kanë avancuar në Fazën e Rregullt të Basketball Champions League, duke lënë hapësirë për plotësimin e vendeve në FIBA Europe Cup.
Ky është një sukses historik për Bashkimin si edhe Kosovën, pasi që për herë të parë dy skuadra kosovare do të marrin pjesë në fazën e grupeve në Fiba Europe Cup, ku Trepça tashmë e kishte të siguruar vendin. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.